Llojet më të mira të çaji për humbje në peshë

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 14:38
Llojet më të mira të çaji për humbje në peshë

Çaji vetvetiu është lëng i lehtë me vlerë të lartë nutritive. Nëse kësaj i shtohet edhe vetia se mban ngopur, çaji njihet si preparat për humbje në peshë. Në vijim ju sjellim dy lloje të çajit për të arritur në linjën vitale.

ÇAJ NGA HITHRAT

Në mjekësinë popullore hithrat kanë traditë të gjatë në heqjen e dhimbjeve të shumta. Kohëve të fundit më së shumti përdoret kundër inflamacioneve në kanalet urinare. Nuk sjell efekte të dëmshme anësore.

 

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër njihet si një superhero në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe për rolin e tij në pastrimin e organizmit. Gjethet e çajit të gjelbër shpejt thahen sa për të aktivizuar enzimat dhe në këtë mënyrë parandalohet fermentimi. Pikërisht për një përpunim si ky, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, çaji i gjelbër përmban sasi të madhe të përbërësve aktivë që nxitin humbjen e kilogramëve të tepërt, derisa pozitivisht ndikon në shëndetin në përgjithësi, duke mos shkaktuar as efekte të dëmshme anësore.

(Kosova Sot Online)