Lëngu vendor që përmirëson pasqyrën e gjakut

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 14:42
Lëngu vendor që përmirëson pasqyrën e gjakut

Super i shëndetshëm dhe i shijshëm - ky eliksir përmirëson pasqyrën e gjakut. Zvogëlimi i sasisë së hemoglobinës në gjak, pa marrë parasysh nga numri i rruazave të kuqe të gjakut (eritrocitet), zvogëlon kapacitetin e gjakut për të sjellë oksigjen, dhe shkakton aneminë. Në mjekësinë popullore ekzistojnë shumë receta për rritjen e nivelit të hemoglobinës në gjak.

 

Kjo bombë plot me vitamina përmirëson pasqyrën e gjakut, e pos se është i shëndetshëm, është edhe i shijshëm. Përbërësit: 200 ml mjaltë; 200 gr arra; 200 gr rrush të thatë; 200 ml lëng nga karota; 200 ml lëng nga panxhari; 2 limonë.

Përgatitja: Pastroni limonët, i ndani në gjysmë dhe nxirrni farat. E bluani dhe e vendosni në një kavanoz prej një litrës. Në masën ku keni bluar limonët shtoni mjaltin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, lëngun e shtrydhur nga karotat dhe panxhari. Përzieni. Kësaj mase më pas ia shtoni edhe arrat e bluara dhe rrushin e thatë. Do të fitoni 1 kg përzierje shëruese dhe të shijshme. Merrni tri herë në ditë nga një lugë para secilës shujtë. 

(Kosova Sot Online)