Kafeja 'anti-plumb' që largon kilogramët

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 14:26
Kafeja 'anti-plumb' që largon kilogramët

Kafeja e quajtur "Bulletproof" (rezistente ndaj plumbave)është shpikur në vitin 2009. Receta për këtë pije nuk është aq e thjeshtë si duket në shikim të parë: në gotën e kafesë përzihen dy lugë gjalpë pa kripë dhe dy lugë vaj... Rezultati është, theksojnë adhuruesit, fantastik. Jo vetëm se do të keni mjaft energji për pjesën tjetër të ditës, porse do ta përjetoni edhe një "ndriçim mendor".

Receta vjen nga Tibeti dhe, duke marrë parasysh mënyrën e jetesës nga atje, lirisht mund të themi se kjo dietë e bën çudinë. Mirëpo, për përgatitjen e një pijes së tillë nevojiten disa parakushte. Në fakt, David, i cili ka krijuar këtë dietë, për të cilën kanë shkruar edhe në gazetën si "New Yourk Times", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  përdor kokrra të veçanta të kafesë, që në mënyrë maksimale janë të mbrojtura nga dëmtimet dhe lagështia, gjalpi duhet të jetë i pastër, ndërsa që vaji duhet të jetë nga vaji i kokosit apo i palmës. Natyrisht se edhe shija është e veçantë, falë përbërësve që janë mjaft të komplikuar për t'i pasur. Mirëpo, nutricistët paralajmërojnë se kjo dietë mund t'ju lërë me më pak vitamina dhe minerale, prandaj duhet pasur kujdes.

(Kosova Sot Online)