Konsumimi i ushqimeve në mesnatë

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 14:19
Konsumimi i ushqimeve në mesnatë

Përpos për zemër dhe shtypje të gjakut, konsumimi i ushqimit rreth mesnatës është i dëmshëm edhe për tru. Respektivisht, ndikon negativisht në hipokampus, pjesën e trurit ku formohen kujtimet. Shkencëtarët nga Universiteti në Kaliforni e kanë testuar këtë teori te minjtë, të cilët ishin trajtuar me elektroshokë të butë. Një grup ishte ushqyer gjatë ditës, e grupi i dytë vonë në mbrëmje.

Të nesërmen ata nga grupi i dytë manifestonin frikë, kur vendoseshin në vendin ku gjatë ditëve paraprake kishin marrë elektroshok, gjë që d.m.th. se iu ishte kujtuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Minjtë nga grupi i parë nuk ishin frikësuar, gjë që shkencëtarët e shpjegojnë me faktin se ata janë kafshë të natës, e ishin ushqyer në kohë të gabueshme, gjatë ditës, gjë që kishte pasur ndikime negative në memorie. Kjo teori nuk është vërtetuar në njerëz, por shkencëtarët besojnë se i njëjti parim vlen edhe te ne, prandaj evitojeni ushqimin para gjumit. 

(Kosova Sot Online)