A jeni gati për turneun botëror të Madonnës?

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 16:47
A jeni gati për turneun botëror të Madonnës?

Mbretëresha e Pop-it Madonna, tani është e gatshme për t’u rikthyer në skenë dhe koncerte, andaj ajo publikoi turneun e saj botëror të vitit 2023 në një video ku shfaqet Amy Schumer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ylli i njohur së fundmi kishte fshirë të gjitha postimet nga llogaria e saj në Instagram, duke i dhënë fansave të saj një paralajmërim të madh. Në fund të fundit, është një taktikë e ndjekur nga persona shumë të njohur në rrjetet sociale, kur përgatiten të nxjerrin diçka të re.

“Four Decades, The Celebration Tour” i Madonna-s është këtu dhe madje ka koncerte dhe paraqitje edhe në Evropë.


Njoftimi i Madonna-s ‘Four Decades, The Celebration Tour’

Nëpërmjet një videoje 5-minutëshe me Lil Wayne, Bob the Drag Queen, Judd Apatow dhe më shumë, Mbretëresha e Pop-it pranon sfidën e Amy Schumer për të bërë turne dhe për të performuar hitet e saj më të mëdha.

Image

(Kosova Sot Online)