Kungulleshka në vend të bananeve

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 11:40
Kungulleshka në vend të bananeve

Nëse pëlqeni lëngje të freskëta të shtrydhura nga pemët dhe perimet, e u janë mërzitur bananet si bazë, ja zëvendësimi i shkëlqyeshëm - kungulleshkat. Janë të pasura me fibra, kalium, vitamina A dhe C, mangan, minerale që nuk i hasni në prodhimet e mishit dhe të qumështit, e që e përmirësojnë kujtesën dhe e përshpejtojnë shërimin e plagëve.

Kanë pak kalori dhe sheqer, e janë të hatashme nëse jeni në dietë. Kanë shije të butë dhe neutrale, prandaj edhe mund t'i kombinoni me të gjitha ushqimet. Janë burim i mirë për acid folik, që ul rrezikun për kancer në zorrë të trashë.

(Kosova Sot Online)