Tri bimët që shërojnë

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 14:35
Tri bimët që shërojnë

Ankthet sjellin gjendjen konstante të stresit. Gjithmonë ju kaplon panik. Mendoni se po pason një katastrofë, që sjell një frikë aspak normale.

RRËNJA E SHERBELËS

Kjo bimë posedon një vlerë të madhe shëruese, e përdorshme te shumë dhimbje. Përmban substancën kortizol, e cila i ndihmon më shumë trupit që të merret me stres dhe me ankthe. Për më shumë, normalizon funksionet e gjëndrave të veshkave, qetëson mendjen dhe nxit mendimin racional. Një pjesë të rrënjës së kësaj bime e përzieni me ujë të vluar. E vloni për gjysmë minute. Pas njëzet minutave e pini çajin duke ia shtuar një lugë mjaltë.

 

PASIFLORA

Kjo bimë njihet për efektin e saj prej një sedativi. Përmban alkaloide dhe glikozide që kanë efekt qetësues dhe relaksues, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Pasiflora përmirëson punën e sistemit nervor, siguron gjumë të qetë, largon stresin dhe ankthet. Merrni një lugë të vogël të lules së tharë dhe e vendosni në gotën me ujë, për qëndruar gjysmë ore.

LIVANDA

Kjo bimë me aromë të ëmbël ka vlerë të madhe në mjekësi. Përdoret në shërimin e dhimbjeve të trupit, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Ndikon mirë në psikikën e njeriut, zbut pagjumësinë, depresionin dhe ankthet. Shtoni një lugë të vogël me livandë të tharë në gotën me ujë të vluar.


(Kosova Sot Online)