Dieta që për 48 orë 'pastron' helmet dhe yndyrat

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 09:50
Dieta që për 48 orë 'pastron' helmet dhe yndyrat

Dieta, detoksimi dhe përshpejtimi i metabolizmit - 3 në 1 do të mund të quhej emërtimi i regjimit të ushqimit, e që pas vetëm 48 orëve do të ndjeni përmirësime. Përbërësit kryesorë janë dy lëngje që me ndihmën e tyre do ta pastroni organizmin nga yndyrat dhe helmet e grumbulluara. Dieta për pastrim, pas vetëm 48 orëve, aq sa edhe zgjat, nënkupton konsumim të drithërave dhe perimeve, që ndihmojnë në procesin e pastrimit. Po ashtu, gjatë ditës pini shumë çaj të gjelbër pa sheqer shtesë. 'Zemra' e kësaj diete janë 2 pijet, ai për humbje në peshë (e pini në mbrëmje) dhe lëngu për përshpejtimin e metabolizmit (e pini në mëngjes).

 

Ja si t'i përgatisni:

LËNGU PËR HUMBJE NË PESHË: - 1 lugë speca pikant; - 1 lugë xhenxhefil; - 2 lugë lëng limoni; - 1 lugë shurup dafine; - 300 ml ujë. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni mirë. Këtë lëng duhet ta pini në mbrëmje, para gjumit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Lëngu për përshpejtimin e metabolizmit: - 4 thelpinj të hudhrës; - 6 lugë lëng limoni; - 2 domate; - 6 pjesë akull; - 500 ml ujë. Sikurse edhe te lëngu për humbje në peshë, të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni. Këtë lëng më së miri ta pini në mëngjes, para kafjallit.

(Kosova Sot Online)