Mos e teproni me pemë me gëzhojë

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 09:55
Mos e teproni me pemë me gëzhojë

Të gjithë e dimë se pemët me gëzhojë janë shumë të shëndetshme. Por, sikur edhe në të shumtën e rasteve të tjera, as me to nuk duhet ta teprojmë. Sasia adekuate e tyre (arrat, lajthitë, bajamet, arrat indiane) është një grusht në ditë. Nëse e teproni me konsumimin e tyre, mund të paraqiten këto probleme: Shtoni në peshë - shumë studime kanë treguar se pemët me gëzhojë, nëse konsumohen me masë, ndihmojnë në humbjen e kileve të tepërta. Por, nëse teprohet, kanë efekt të kundërt - trashin.

 

Problemet me tretje - nëse ndiheni të fryrë pas konsumimit të pemëve me gëzhojë, nuk jeni të vetmit. Fryrja është pasojë e fitateve dhe taninës, përbërësve që mund ta vështirësojnë tretjen.

Ky problem nuk paraqitet nëse hani pemë të tilla me masë. Dhembjet në nyja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, problemet me flokë dhe thonj - të gjitha këto janë simptoma të helmimit me selen, gjë që paraqitet vetëm pas konsumimit të sasive enorme të pemëve me gëzhojë. Kjo dukuri është e rrallë, por shërben si shkak që të mos e teprojmë me konsumimin e këtyre pemëve.

(Kosova Sot Online)