A e dini çfarë ndodh nëse letrën prej aluminit e mbani në dhëmbë për një orë?

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 14:17
 A e dini çfarë ndodh nëse letrën prej aluminit e mbani në dhëmbë për një orë?

Zbardhja e dhëmbëve nuk ndikon ngjashëm në të gjithë dhëmbët. Për shembull, nëse keni dhëmbë të hirtë, zbardhja mund të mos vërehet, e në rast të atyre të verdhë, zbardhja do të duhej të vepronte. Ekzistojnë lloje të ndryshme të pastave që përmbajnë përbërës të ndryshëm. Dhe grimca të imëta që dhëmbët i pastrojnë në mënyrë mekanike dhe rrëshqasin nëpër smaltin e dhëmbëve. Por, edhe ju vetë mund ta përgatisni pastën natyrale për zbardhjen e dhëmbëve.

 

Përgatitja:

Përzieni pak sodë bikarboni me pastën për dhëmbë. Merreni letrën prej aluminit, e formoni në formë të shiritit, në formë të madhësisë dhe gjerësisë së dhëmbëve tuaj. Masën e fituar e vendosni në letër alumini dhe e vendosni në dhëmbë. Letrën e aluminit me pastë e lini në dhëmbë për një orë. Për efekte të dukshme pastën e vendosni për shtatë ditë rresht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". Për një periudhë të shkurtër kohore mund të zbardhen edhe dhëmbët e zverdhur, e kjo arrihet për disa ditë apo javë. Efekte të dëmshme anësore deri më tani nuk janë shfaqur, ndërsa që edhe smalti i dhëmbëve do të mbetet i padëmtuar me këtë mënyrë të zbardhjes së dhëmbëve tuaj, për të pasur një buzëqeshje të bardhë, për t'ia pasur lakmi që të gjithë.


(Kosova Sot Online)