Si ta ripërtërini florën e zorrës pas përdorimit të antibiotikëve

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 10:27
Si ta ripërtërini florën e zorrës pas përdorimit të antibiotikëve

Me përdorimin e antibiotikëve mund të vjen deri te çrregullimi në florën e zorrëve. Antibiotikët i shkatërrojnë bakteret, por shpeshherë në objektivin e tyre gjenden edhe bakteret e "mira", me çka edhe çrregullohet ekuilibri në florën e zorrës. Kombinimi i antibiotikëve, marrja e ushqimit të papërpunuar dhe me ëmbëltues, si dhe stresi vetëm sa e dëmtojnë ekuilibrin e shëndetshëm të zorrëve tona në organizëm.

JA SI TA RIPËRTËRINI EKUILIBRIN E FLORËS SË ZORRËVE PAS TERAPISË ME ANTIBIOTIKË

Së pari nevojitet që përmes ushqimit të shëndetshëm ta ruani numrin e baktereve të dobishme. Këtë e arrini në mënyrën që ushqimi të jetë i pasur me probiotikë, fibra që mbështetin zhvillimin e baktereve të shëndetshme. Sugjerohet të hani shumë pemë dhe perime. Shmangni sheqernat, që ndikojnë në zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve të dëmshme. Sistemit shëndetësor të tretjes i nevojiten probiotikë, përkatësisht baktere të shëndetshme. Ato rregullojnë pH-në e florës së zorrës dhe luftojnë kundër baktereve patologjike.

(Kosova Sot Online)