Vetitë shëruese të rrushit

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 12:49
Vetitë shëruese të rrushit

Nëse pëlqeni të kënaqeni duke konsumuar rrushin, me siguri do t'ju lumturojë informata se sa përbërës shërues posedon.

NXIT HUMBJEN E PESHËS

Hulumtimet kanë vërtetuar se substanca që gjendet në rrush, resveratoli, pozitivisht ndikon në humbjen e peshës, në dy mënyra. Në mënyrë drastike zvogëlon mundësinë e qelizave që t'i grumbullojnë yndyrat dhe në masë të madhe ndikojnë në shkrirjen e qelizave yndyrore.

MBRON ZEMRËN

Resveratoli posedon aftësinë e shtimit të fleksibilitetit, me ç'rast edhe lehtëson qarkullimin gjakut. Kështu ndikon në uljen e shtypjes së lartët gjakut, e qarkullimi më i mirë i gjakut do të mundësojë transport më të lehtë për oksigjenin dhe substancat ushqyese deri te pjesët e trupit. Studimet kanë vërtetuar se edhe suplementet prej 10 mg resveratol në ditë në masë drastike ulin rrezikun nga sulmi në zemër.

MBRON TRURIN

Studimet që kanë kryer shkencëtarët në Zvicër kanë treguar që resveratoli ka ndikim pozitiv në shëndetin e trurit. Hulumtimet kanë vërtetuar se kjo substancë posedon kapacitetin t'i luftojë radikalët e lirë në tru, duke ulur mundësinë për shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimer-it.

(Kosova Sot Online)