Fajtorët kryesorë që shkaktojnë kapsllëkun

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 13:26
Fajtorët kryesorë që shkaktojnë kapsllëkun

Pothuajse të gjithë ndonjëherë vuajmë nga kapsllëku, që e shkakton në të shumtën e rasteve mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktiviteteve fizike dhe udhëtimeve.

Por, ekzistojnë edhe faktorë më pak të njohur që madje mund të shkaktojnë kapsllëk kronik, që mund t'jua vështirësojë jetën e përditshme dhe funksionimin normal. Kuptojeni cilët janë disa nga 'fajtorët kryesorë' të kapsllëkut të gjatë dhe si ta eliminoni këtë problem.

ANTIDEPRESIVËT

Një nga ilaçet të cilat përdoren për shërimin e depresionit mund të shkaktojnë kapsllëk. Kjo për shkakun se antidepresivët çrregullojnë transmetimin e nervave që nxitin punën e zorrëve. Në një rast si ky duhet të këshilloheni me mjekun nëse duhet t'jua përshkruajë një ilaç tjetër kundër depresionit apo të merrni laksativ.

ILAÇET PËR SHTYPJE TË LARTË TË GJAKUT

Efektet anësore të përdorimit të disa llojeve të ilaçeve të vjetra që ulin shtypjen e gjakut është shtypja e lartë e gjakut. Këto ilaçe shkaktojnë dehidrim, prandaj organizmi 'vjedh' ujin nga jashtëqitja, e lëngjet nuk mund të kompensohen me ujë, pasi që shumica e ujit përcillet përmes urinës. Zgjidhja është ndryshimi i ilaçeve apo laksativit.

DIABETI

Të sëmurët nga diabeti përballen me shumë probleme shëndetësore, përfshirë kapsllëkun. Shkaktar për këtë është dëmtimi i nervave që mund të shfaqen te personat që vuajnë nga diabeti. Zgjidhje është kontrolli më i mirë i diabetit për të ndaluar komplikimet kronike, duke u këshilluar me mjekun rreth zgjidhjes së kapsllëkut.

SËMUNDJA E ZORRËS SË TRASHË

Pa marrë parasysh se çfarë problemi shfaqet te zorra e trashë apo hemorroidet, ky problem do të ndikojë kapsllëk kronik, sepse zorrët atëherë punojnë ngadalë. Shërimi i problemit bazë mundet të ndikojë në përfundimin problemit të kapsllëkut.

SËMUNDJET E TIROIDEVE

Tiroidet janë gjëndra që ndikojnë në punën e të gjitha organeve ku përfshihen zorrët, prandaj sëmundjet e tiroideve mund ta çrregullojnë funksionimin e zorrëve, përkatësisht të shkaktojnë kapsllëk kronik të jashtëqitjes. Mund të vuani nga puna e tepërt apo mospuna e tiroideve, por këtë më së miri do ta vërtetojë gastroenterologu.

ANALGJETIKËT ME RECETË

Disa ilaçe që merren me recetë pas operacionit apo për zbutjen e dhimbjeve kronike si efekt anësor mund të ndikojnë në jashtëqitje jo të rregullt. Problemi mund të zbutet në ndalimin e marrjes së analgjetikëve të ndryshëm, në mënyrë që trupi nuk do të krijonte tolerancë në një lloj të ilaçeve.

(Kosova Sot Online)