Boronicat, për një jetë më gjatë

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 14:16
Boronicat, për një jetë më gjatë

Me konsumim të rregullt të boronicave për më gjatë se tetë javë mund të përmirësohet pasqyra e gjakut dhe të parandalohet sindroma metabolike. Sindroma metabolike është shprehje për kombinimin e simptomave të diabetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe mbipeshës. Të gjitha këto e rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru. Boronicat janë të pasura me polifenole, antioksidues që mbrojnë zemrën dhe e ulin shtypjen e gjakut. Mund të ndihmojnë në reduktimin e dëmeve të enëve të gjakut dhe tepricës së sheqerit në gjak që mund të sjellë deri te diabeti.

 

Studimi është publikuar në revistën shkencore 'Applied Physiology Nutrition and Metabolism', ndërsa testet janë bërë në minj të cilëve u janë dhënë boronica. Shkencëtarët në këtë mënyrë kanë zbuluar që ky ushqim ka ndikuar në relaksim të enëve të gjakut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, gjë që ndikon shumë në qarkullim dhe shtypje të gjakut. Rekomandohet që ato të konsumohen të papërpunuara. Studimet e mëhershme kanë zbuluar që zierja ose ndonjë lloj tjetër i përpunimit i redukton për një të pestën karakteristikat e tyre ushqyese dhe shëruese. 

(Kosova Sot Online)