Çfarë thotë për ju gjatësia e trupit?

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 14:16
Çfarë thotë për ju gjatësia e trupit?

Sa jemi të gjatë dhe si ndikon një gjë e tillë në jetën tonë? Të njëjtën pyetje e kanë bërë edhe ekspertët, të cilët më pas kanë nisur studime në kërkim të përgjigjeve. Ja se çfarë kanë zbuluar...

NJERËZIT E SHKURTË JETOJNË MË GJATË

Gjatë një studimi të bërë para pak kohësh, shkencëtarët kanë analizuar jetët e 500 meshkujve të lindur mes vitit 1886 dhe 1915 në Sardenjë. Është zbuluar që meshkujt më të shkurtër se 162 centimetra kanë jetuar mesatarisht dy vjet më gjatë sesa ata me më shumë centimetra. Mendohet se arsye për këtë është fakti që njerëzit e shkurtë kanë më pak dëmtime të ADN-së dhe efikasitet më të madh të pompimit të zemrës. Një studim tjetër ka zbuluar që edhe femrat më të shkurta jetojnë më gjatë.

 

NJERËZIT E GJATË JANË MË INTELIGJENTË, POR EDHE MË TË PASUR

Disa studime kanë zbuluar që njerëzit e gjatë janë më inteligjentë. Studimi nga viti 2006 i bërë në Universitetin 'Princeton' ka zbuluar që fëmijët e gjatë kanë zgjedhur shumë më mirë testet njohëse. Një studim i vitit të shkuar i shkencëtarëve të Universitetit të Kolorados ka zbuluar që njerëzit inteligjentë zgjedhin partnerë më të gjatë dhe anasjelltas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” Rreth 20 mijë njerëz kanë marrë pjesë në studimin e Universitetit të Sidneit, ndërsa është zbuluar që njerëzit e gjatë janë mesatarisht edhe më të pasur. 


(Kosova Sot Online)