Zbulohet ilaçi që ngadalëson plakjen?

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 14:32
Zbulohet ilaçi që ngadalëson plakjen?

Një studim i bërë së fundmi ka zbuluar një ilaç që duket të jetë çelësi për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Hulumtuesit nga SHBA-të kanë vërtetuar që një proteinë e quajtur SIRT1 ka zgjatur jetën e minjve në të cilët janë bërë testimet. Ky ilaç ka ndikuar edhe në shëndetin e tij duke ulur kolesterolin dhe shkallën e diabetit. Ndonëse eksperimenti është bërë më minj, shkencëtarët besojnë që ai mund të përdorët edhe në njerëz. Grupi i hulumtuesve i udhëhequr nga Dr. Rafael de Cabo ka testuar efektin që ka ky ilaç, i cili aktivizon SIRT1, në jetëgjatësinë e minjve.

 

'Pas këtyre testimeve në kemi vërtetuar që kjo molekulë ndikon në zgjatjen e jetës së minjve si dhe përmirëson dukshëm shëndetin e tyre' ka thënë Dr. de Cabo, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ky ilaç ka zgjatur jetën e minjve për 8.8 për qind si dhe ka ndikuar në uljen e përqindjes së yndyrës në trupin e tyre. Megjithatë, shkencëtarët thonë që testimi është në fazat fillestare dhe se duhet pritur edhe një kohë të gjatë derisa të vërtetohet nëse ka efekt në njerëz. 

(Kosova Sot Online)