Përshpejtoni metabolizmin

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 14:26
Përshpejtoni metabolizmin

Vetëm një gotë ujë para dhe pas shujtës mjafton për t'i eliminuar kilogramët e tepërt dhe të qetë ta prisni pranverën

Një gotë ujë para shujtës Nutricistja Emily Dubyoski, nga qendra "John Hopkins Weight Management", në Baltimor, këshillon që kur të na kapë uria të pimë 2 dcl ujë dhe të presim për 10 minuta.

 

Pas kësaj do ta dimë nëse me të vërtetë jemi të uritur. Një gotë ujë pas shujtës Përshpejtoni metabolizmin duke pirë një gotë ujë gjatë dhe një tjetër pas shujtës.

Efektet që një gotë ujë ka në metabolizëm do t'i ndjeni pas 10 minutave, e përshpejtimin më të madh metabolizmi e arrin 30 deri 40 minuta pasi keni dërguar lëngjet në organizëm. Vetitë shëruese të ujit Trupi ynë 70 për qind të përbërjes e ka nga uji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, e funksionet janë të shumta. Ndikon në tretje, absorbim të materieve ushqyese, qarkullim, transport të nutrienteve, por edhe në mbajtjen e temperaturës trupore. 


(Kosova Sot Online)