Disa nga arsyet pse duhet të hani rrush të thatë

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 10:54
Disa nga arsyet pse duhet të hani rrush të thatë

Një nga pemët më të thata në botë është rrushi i thatë. Ai është i shëndetshëm sidomos për ata që vuajnë nga kapsllëku, anemia...

Anemia: – Marrë parasysh faktin se rrushi i thatë është burim i hekurit, bakrit dhe vitaminave B, rrushi i thatë është i shkëlqyeshëm për krijimin e rruazave të bardha të gjakut, pra kundër anemisë. Me konsumim të rregullt shtohet sasia e hekurit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sytë: – Pasqyra e shpirtit tonë po ashtu ka dobi prej konsumimit të rrushit të thatë. Sytë pëlqejnë vitaminën A dhe fitonutrientet, e rrushi i thatë është shumë  i pasur. Po ashtu parandalon sëmundjet, si degjenerimi makular.

Zemra: – Konsumimi i rregullt ofron mbrojtje nga sëmundjet e zemrës, njërit nga shkaktarët kryesor të vdekjeve nëpër botë. Pos se ul sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, rrushi i thatë ul rrezikun edhe për shumë sëmundje. Pasi përmban fibra të tretshme, ul kolesterolin e keq, shkaktarin e sëmundjeve në sistemin kardiovaskular.

Tretje: – Fibrat me të cilat rrushi i thatë është i pasur e absorbojnë ujin, duke ndikuar si laksativ dhe duke ju lehtësuar nga kapsllëku. Konsumimi i rregullt i rrushit të thatë është i shkëlqyeshëm për shëndetin e zorrëve. 

(Kosova Sot Online)