Lexoni edhe:
'Për një dashuri' vjen nga Shqiponja Muhaxheri
Në mënyrë që të parandaloni daljen e njollave apo edhe të mavijosurat, me rendësi është të reagoni në kohë dhe këto zgjidhje natyrale ju ndihmojnë t'i hiqni qafe
'Për një dashuri' vjen nga Shqiponja MuhaxheriLexoni edhe:
MASKA NGA PATATET DHE MJALTI
Për këtë maskë përdorni pataten e paqëruar, pak mjaltë dhe ujë të thjeshtë. Pasi ta zieni pataten, e qëroni dhe e shtypni. Më pas aty shtoni dhe një lugë mjaltë dhe e përzieni me pak ujë të vakët, derisa të fitoni një masë të trashë. Maskën e përgatitur e vendosni në njollë dhe e lini për 15 minuta.
PERIMET SI KOMPRESË
Disa perime e zbutin dhe përshpejtojnë largimin e njollave. Në shërbim të së bukurës shërbejnë lakra, majdanozi, qepa dhe domatja. Edhe qepa e kuqe është e shkëlqyeshme kundër njollave dhe zbut dhimbjet. Qepën e prerë e vendosni në kompresë edhe mbuloni vendin e prekur. Ngjashëm mund të veproni edhe me lakër ose majdanozin e paprerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ndihmon edhe domatja e freskët: domaten e paprerë e vendosni sipër njollës dhe e mbani për 30 minuta.
MASAZHI ME UTHULL DHE UJË
Përzieni uthullën dhe ujin e ngrohtë në masën 50:50 dhe ngadalë e lyeni vendin e prekur. Këta dy përbërës përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë që gjaku i grumbulluar të absorbohet ose më shpejt të hiqet.
(Kosova Sot Online)