Ky lëng është i shkëlqyeshëm për shërimin e alergjive

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 14:28
Ky lëng është i shkëlqyeshëm për shërimin e alergjive

Alergjitë në pranverë janë shumë të shpeshta dhe aspak të këndshme, gjendje kjo që mund të shërohet në mënyrë krejt natyrale. Për të gjithë ata me imunitet të dobësuar dhe mukozë të dëmtuar, ju sugjerojmë lëngun që thyen të gjitha alergjitë pranverore.

 

PËRBËRËSIT:

- Një karotë mesatare, - Dy portokaj të mëdhenj, - Gjysmë trangulli, - Pesë deri dhjetë gjethe të mentës, - 20 gr xhenxhefil të freskët.

PËRGATITJA:

Pritni të gjithë përbërësit dhe ashtu në pjesë të vogla i hidhni në blender. Në fund shtoni gjethet shtesë të mentës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Lëngun ta mbani në frigorifer, e pini në mëngjes, në lukth të thatë. Një gotë në ditë mjafton si dozë adekuate.


(Kosova Sot Online)