Ja si të hiqni gurët nga dhëmbët

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 14:30
Ja si të hiqni gurët nga dhëmbët

Gurët në dhëmbë janë shtresë e fortë që shfaqet si pasojë e mineralizimit të grumbullit të shtresave që me kalimin e kohës sa vjen e trashen. Nëse edhe ju jeni nga këta që kanë të njëjtin problem, e keni frikë nga stomatologu, ja disa zgjidhje natyrale

Receta e parë -përbërësit: 30 gr lëvore të arrës dhe pak ujë.

 

Përgatitja: Nevojitet që lëvoren e arrës ta hidhni në enë, shtoni ujë dhe ta zieni për 15 minuta. Brushën e dhëmbëve e futni në ata ujë dhe i pastroni dhëmbët për 5 minuta. Përsëriteni këtë metodë në mëngjes, drekë dhe darkë.

Receta e dytë - përbërësit: 4 lugë fara të lulediellit, 4 lugë të gjetheve të blirit, 1 litër ujë.

Përgatitja: Përbërësit i vendosni në enë, mbuloni me ujë dhe e zieni në zjarr të lehtë për 30 minuta. Pastroni dhëmbët me këtë përzierje pas secilës gjellë.

Receta e tretë: Uthulla e mollës po ashtu mund të përdoret në largimin e gurëve, por vetëm një herë në javë.

Hidhni pak uthull molle në gojë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, përzieni dhe fërkoni dhëmbët me brushë. Pështyni më pas. Shpëlani gojën mirë, në mënyrë që të mos e dëmtoni smaltin e dhëmbëve

(Kosova Sot Online)