Receta e duhur që pastron gjakun

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 09:56
Receta e duhur që pastron gjakun

Me mbajtjen e helmeve në gjak bëhemi të lodhur kronik, vuajmë nga fryrjet në stomak dhe kemi telashe me qarkullim. Këto probleme mund të hiqen me ndihmën e përbërësve, që gjenden në kuzhinën tuaj. Krejt çfarë ju nevojiten janë hudhra dhe verë e zezë. Kjo përzierje shëruese pastron gjakun, duke larguar yndyrën dhe kripën e tepërt nga organizmi, duke përshpejtuar metabolizmin.

Përbërësit: 12 hudhra, gjysmë litër verë të zezë Përgatitja: Hudhrat i pastroni mirë dhe i vendosni në një kavanoz. Më pas shtoni gjysmë litër verë të zezë, e më pas e mbyllni. Ta mbani në një vend me dritë me diell për dy javë rresht. Çdo ditë e përzieni, në mënyrë që përbërësit të përzihen. Pas dy javësh, merrni nga një lugë të çajit, tri herë në ditë, në një periudhë kohore prej një viti. Vërejtje: Kjo është një pije e fortë që pastron gjakun dhe mund ta përdorni në një hapësirë kohore prej gjashtë muajsh.

(Kosova Sot Online)