Shega ju përtërin dhe ndihmon të humbni në peshë

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 11:20
Shega ju përtërin dhe ndihmon të humbni në peshë

Një shegë mesatare përmban rreth 600 fara. Pos se është e shijshme, është edhe e shëndetshme Fibrat Shega ndihmon të humbni në peshë sepse ka pak kalori, e është e pasur me fira. 100 gr shegë përmbajnë 83 kalori dhe 4 gr fibra.

Shega përmban sasi të madhe të vitaminave E, C dhe K. Vitamina C forcon imunitetin, përmirëson absorbimin e hekurit, ruan shëndetin e mishit të dhëmbëve. Vitamina K forcon eshtrat dhe ndihmon lëkurën për dukje të përtërirë. Vitamina E ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Mineralet Farat e shegës janë të pasura me kalium, që ruajnë shëndetin e zemrës dhe muskujve. Është e pasur me hekur, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron sistemin imun.

(Kosova Sot Online)