Ilaçi natyral kundër dhimbjeve të kokës

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 14:30
Ilaçi natyral kundër dhimbjeve të kokës

Dhimbjet e kokës janë dhimbje e shpeshtë e njeriut modern, që shkaktohet nga stresi, lodhja, mbingarkimi i organizmit. Shumica shpëtimin e kërkojnë te aspirina. E, pikërisht përbërësi qetësues i aspirinës gjendet në badem. Pra, një grusht badem janë aspirina natyrale, ndikimi i saj është më i shpejtë dhe më natyral, ndërsa që efekte anësore nuk ka.

 

Dhimbjet e kokës shkaktojnë përqendrim të dobët, por edhe tensionim dhe plogështi. Marrë parasysh se simptomat më të shpeshta janë stresi, tensionimet, gripit, ftohjet, inflamacioni i sinuseve dhe pengesa në tretje, ekspertët këtë e trajtojnë si një simptomë e jo sëmundje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Kështu shkencëtarët shpëtimin e kërkojnë në metodat alternative, si meditimi, konsumimi i ujit, por edhe në ushqim.

Aspirina, tableta e preferuar për largimin e dhimbjeve të kokës, mund të zëvendësohet me një grusht badem. Alicina është përbërës aktiv, e në badem ka me shumicë, e pikërisht kjo substancë përdoret edhe në vetë tabletën e aspirinës. Pos kësaj, bademi është i pasur me magnez, që është i rëndësishëm për qarkullimin e oksigjenit dhe nutrienteve në organizëm. Një grusht badem, më saktësisht 10-12 në ditë, parandalojnë dhimbjet e kokës, e mund t'i hani të papërpunuara, ose t'i lini në një gotë ujë gjatë natës. 

(Kosova Sot Online)