Keni dhimbje në shpinë dhe qafë: Mos i përdorni laptopët apo tabletët në shtrat!

  • E.K /
  • 01 February 2023 - 09:05
Keni dhimbje në shpinë dhe qafë: Mos i përdorni laptopët apo tabletët në shtrat!

S hikimi i filmave në shtrat në laptopët apo tabletët tuaj, sipas shkencëtarëve po bën kërdi në dëmtimin e kurrizit të njerëzve. Pothuajse gjysma e të gjithë britanikëve kanë pohuar se përdorin pajisjet e tyre para se të flenë. Njerëzit kanë tendencë ta harrojnë pozitën tyre të qëndrimit, duke u përkulur mbi ekran, pa e mbështetur kurrizin që mund të dëmtojë shpinën dhe të shkaktojnë dhimbje në shpinë apo edhe në qafë. Tre nga pesë njerëz po ashtu shikojnë ekranin televiziv në shtrat, përderisa katër nga pesë persona kalojnë deri në katër orë me sy në ekran. Sipas ekspertëve, shumica e kësaj kohe trupin dhe këndet e njeriut i vë në pozitë aspak të lakmueshme.

sEksperti Tim Hutchful, thotë: 'Teknologjia ka përparuar jetët tona, por kur flasim për orët e gjumit, ka ndikuar negativisht në stilin e jetës dhe në trupin e njeriut". Studimi i fundit ka vërtetuar se pothuajse gjysma e njerëzve (48 për qind) nuk mund të flenë në shpinë apo kanë dhimbje të qafës e teknologjia duket të jetë problemi. "Shumica e njerëzve që nuk mund të flenë, jepen pas laptopit apo telefonit mobil, që t'u ndihmojnë të flenë, për shembull ta shikojnë një film, por realiteti është se kjo shprehi vetëm sa i largon nga gjumi", paralajmërojnë ekspertët.

(Kosova Sot Online)