Sa vezë në ditë duhet t'i hani

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 14:30
Sa vezë në ditë duhet t'i hani

Shumica e njerëzve vezën e shikojnë si kafjallin më të mirë dhe më të lehtë, me të cilin e fillojnë ditën. Dhe, mirë e kanë, sepse vezët janë ushqimi më i mirë kur në pyetje janë proteinat, që ju dhurojnë energji, e për periudhë më të gjatë edhe shëndet.

1. Një vezë përmban 22 për qind të sasisë së nevojshme me selino, nutrient që siguron sistem të fortë imun, rregullon hormonet e gjëndrave tiroide. Vezët janë të shëndetshme për fëmijë dhe adoleshentë.

 

2. Me vezët në ushqimin e përditshëm, nuk keni pse të brengoseni për kolesterolin, sepse vezët janë ekuilibri i duhur midis koelsterolit të keq dhe atij të mirë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Kolesteroli i keq ngushton arteriet, që shton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

3. Në një vezë gjenden rreth 15 për qind të sasisë së nevojshëm ditore për vitamina B2, i njohur si riboflavinë, që ushqimin e shndërron në energji. Janë të pasura edhe me vitamina B5 dhe B12, kyçe për shëndetin e flokëve, lëkurës, syve, mëlçisë.

4. Vezët janë ushqim për trurin. Për këtë përgjegjës është holina, pjesë e membranës së qelizave që bashkon neurotransmetuesit. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se mungesa e holinës shkakton çrregullime neurologjike dhe pakëson aftësitë kognitive.

(Kosova Sot Online)