Pse Luizi po mendon largimin nga Big Brother Albania Vip?

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 17:40
Pse Luizi po mendon largimin nga Big Brother Albania Vip?

Pretendenti kryesor për ta fituar "Big Brother Albania Vip" Luiz Ejlli duket se është lodhur nga situatat dhe provokimet që po merr çdo ditë nga të gjithë, përfshirë edhe produksionin, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në një bisedë me Kiarën, ai deklaroi se nuk duron dot më pasi i ka të gjithë kundër dhe është i vetëm përballë tyre. 

“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë.” tha ai.

Kiara i dha kurajo dhe i tha të vazhdojë betejën për të fituar çmimin e madh.


(Kosova Sot Online)