6 ushqimet, të cilat e përkeqësojnë ftohjen

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 09:18
6 ushqimet, të cilat e përkeqësojnë ftohjen

Të gjithë e dinë se, kur jemi të sëmurë, nga çaji i ngrohtë apo një supë ndihemi më mirë. Por, ekzistojnë ushqime të caktuara që jo se nuk janë aleate për mposhtjen e ftohjes, por në fakt vetëm sa i forcojnë simptomat.

LËNGJET E BLERA TË PEMËVE

Lëngjet e shtrydhura të pemëve janë përplot me vitamina dhe minerale që për trupin e sëmurë janë më se të nevojshme, por kjo nuk vlen dhe për lëngjet e blera. Në fakt, pije të tilla në vete përmbajnë sasi të madhe të sheqerit, të cilat lidhen për qelizat e gjakut dhe "vjedhin" vitaminat prej trupit, duke dobësuar sistemin imun të njeriut.

USHQIMI I FËRGUAR

Ushqimi i fërguar nuk është aspak i shëndetshëm as atëherë kur jemi të shëndetshëm, e paramendoni sa i dëmshëm është atëherë kur trupi është i dobësuar nga viroza. Ky ushqim përpos, që ka yndyra të ngopura dhe në masë të madhe, mund ta çrregullojë sistemin tretës të organizmit, i cili gjatë periudhës së sëmundjes edhe ashtu nuk punon me forcë të plotë.

ALKOOLI

Ngjashëm sikurse kafeja, alkooli 'largon' lëngjet prej trupit dhe mund të shkaktojë dehidrim, e përzierja e alkoolit dhe disa ilaçeve mund ta ulë efektin e tij. Edhe nëse hulumtimet pohojnë se një gotë verë me shujtë forcon sistemin imun, kur jeni të sëmurë, një shprehi si kjo largojeni dhe zëvendësojeni me një gotë çaj apo lëng.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Edhe pse prodhimet e qumështit përmbajnë sasi të lartë me proteina dhe me vitamina D, të cilat në masë të madhe ndihmojnë në forcimin e organizmit, në të njëjtën mënyrë forcojnë sekretimin e mukozës natyrale, që në masë të madhe mund ta shkaktojë kollën.

KAFEJA

Kur të jemi të ftohur do të duhej ta shtojmë konsumimin e lëngjeve. Kafeja, përkatësisht kafeina si substanca kryesore e pijes së zezë ndikon si diuretik tepër i fortë, që mund të shkaktojë dehidrim, tashmë të organizmit të dobësuar të njeriut.

USHQIMET E THARTA

Ushqimet e tharta mund ta irritojnë mukozën, tashmë të sëmurë që në masë të madhe mund t'i përforcojë simptomat e sëmundjes. Në këtë grup janë: perimet e tharta, agrumet, sidomos portokajtë dhe domatet. Agrumet më parë shtrydhni dhe përzieni me mjaltë.

Origano është një bimë e egër mesdhetare, e cila konsiderohet si njëra ndër bimët më të rëndësishme shëruese në botë. Sidomos vlerësohet shkaku i vajit që posedon, që fitohet nga lloje të egra të kësaj bime, përmes një procesi të veçantë të destilimit, në mënyrë që të ruhen vlera e saj shëruese. Ekzistojnë më shumë se 40 lloje të origanos, dhe më së shpeshti për gatim përdoret lloji "origanum vulgare". Mirëpo, vaji më shërues është ai nga "origanum minutiflorum", që përmban rreth 90 për qind të përbërësit shërues "karvakrol", me substanca të forta kundër baktereve. Këtë vaje i kanë përdorur grekët e vjetër, e në kohën moderne, britanikët e kanë vërtetuar se është efektiv në shërimin e 25 llojeve të ndryshme të baktereve, sidomos të atyre që shkaktojnë infeksionet te zorra e trashë dhe trakti urinar. Po ashtu është treguar efektive në shërimin e tifos, kolerës, të thatit dhe infeksioneve të lëkurës. Pos se vret bakteret, vaji i origanos posedon efekt të fortë kundër viruseve dhe mbron nga gripi dhe llojet e ndryshme të ftohjeve. Shumë ekspertë mendojnë se vaji i origanos mund të përdoret në trajtimin e pacientëve të prekur nga kancer.

(Kosova Sot Online)