Terapia me sprej nazal mund ta luftojë sëmundjen e Alzheimer-it

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 09:53
Terapia me sprej nazal mund ta luftojë sëmundjen e Alzheimer-it

Shkencëtarët kanë zhvilluar një sprej nazal me insulinë për ta trajtuar humbjen e kujtesës. Në studimin e ri, pacientët me formën e humbjes së kujtesës të quajtur "dëmtimi i butë kognitiv" janë duke përdorur këtë lloj të sprejit dy herë në ditë. Kjo gjendje prek një nga pesë persona të rritur, duke nxitur probleme në kujtesën e përditshme, si harresën e emrave të njerëzve apo duke humbur mënyrën e të kujtuarit. Në disa raste, kjo situatë mund të përparojë dhe të shndërrohet në sëmundje të Alzheimer-it. Është menduar se qelizat e trurit kanë nevojë për insulinë për të mbijetuar dhe rënia në këtë nivel mund të ndikojë në dëmtimet e trurit.

Në studimin e ri, ku kanë marrë pjesë 240 pacientë, është vërtetuar se insulina, jo vetëm që redukton humbjen e kujtesës, por mund ta ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimer-it. Po ashtu, është bërë me dije që kontrollimi apo trajtimi jo i duhur i sëmundjes së diabetit mund të ndikojë në humbjen e kujtesës. Spreji do të përdoret 30 minuta pas kafjallit dhe darkës. Ata që kishin përdorur insulinën, kishin norma më të vogla të dëmtimit në tru e po ashtu edhe përparimi.

(Kosova Sot Online)