Sallata e shijshme e ftohtë dhe salca kundër shtypjes së lartë të gjakut

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 11:17
Sallata e shijshme e ftohtë dhe salca kundër shtypjes së lartë të gjakut

Shtypja e lartë e gjakut është sëmundje masive që merr shumë jetë. Më të rrezikuarit janë personat mbi moshën 40 vjeç, por gjithnjë e më tepër po prekë personat më të rinj në moshë. Në vijim ju sjellim recetat që në masë të madhe ju ndihmojnë personave të prekur.

SALCA

6 hudhra, katër lugë të mëdha selino të freskët, tri lugë të mëdha majdanoz të tharë apo të freskët, tri lugë të mëdha uthull të mollës, lëng nga dy limona të shtrydhur, një lugë domate të shtrydhur, një lugë çaj nga kaçja.

PËR SALLATË

Preni në pjesë të holla 1?4 e kilogramit të panxharit të freskët, preni 1?4 e kilogramit të rrënjës së selinos, 1?2 e litrës dhallë. Të gjitha i vendosni në blender. Shtoni përbërësit për salcë dhe i përzieni ende.

SI TA PËRDORNI?

Si përgatitje për pije: tri lugë të mëdha të kësaj mase i vendosni në gotë dhe shtoni ujë dhe e pini si salcë për sallatë dhe si supë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)