Përparësitë shëndetësore të arrave

  • E.K /
  • 04 February 2023 - 11:34
Përparësitë shëndetësore të arrave

Arrat janë shumë të shëndetshme. Përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, janë përplot me antioksidues dhe posedojnë përbërës kundër infeksioneve. Janë një zamër e shkëlqyeshme dhe janë një zëvendësim i mirë për të gjitha ushqimet e dëmshme të grimcuara. Nëse arrat nuk i hani shpesh, ju sjellim disa arsye pse do të duhej ta bëni sa më shpesh një gjë të tillë dhe t’i kyçni në menynë tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

-Arrat janë të pasura me metatoninë, e cila ndihmon që të flini më shpejtë, prandaj e rregullon gjumin. Nëse keni probleme me gjumin, çdo ditë hani nga një grusht me arra.

-Nëse dëshironi të humbni në peshë, arrat janë zgjidhja e duhur. Yndyrat që janë të pranishme te arrat janë shumë të shëndetshme, e po ashtu arrat janë të pasura me proteina dhe fibra, që për një kohë më të gjatë ju mbajnë të ngopur.

-Arrat janë të pasura me aminoacidet omega-3, të cilat i mbrojnë qelizat nga radikalët e lirë.  

-Arrat janë të shëndetshme edhe për bukurinë, sepse aminoacidet omega 3 forcojnë flokët, ndërsa tenin e bëjnë më të ndritshëm. Mbrojnë trupin nga ekzema, psoriaza, astma dhe artriti  reumatoid.

-Arrat edhe ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në forcimin e zemrës.

(Kosova Sot Online)