Mbani dietë nëse 'trasheni' gjatë fundjavës

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 09:39
Mbani dietë nëse 'trasheni' gjatë fundjavës

Shumë njerëz ndihen keq pas fundjavës, pasi që janë të vetëdijshëm se e kanë tepruar me ushqim. Por nuk keni nevojë që të brengoseni. Në vend të kësaj, përqendrohuni në dreka dhe darka të shëndetshme gjatë ditëve të punës së javës. Duhet ta dini që nuk jeni të vetmit, ciklet e shtimit dhe humbjes së peshës janë normale dhe u ndodhin të gjithëve.

 

Shumë njerëz shtojnë peshë gjatë fundjavës, ndërsa e humbin atë gjatë ditëve të punës. Nëse e dini që do të trasheni pak gjatë fundjavës, provoni që gjatë ditëve të javës të konsumon më pak ushqim, një gjë e tillë do ta krijojë një ekuilibër të mirë.

Në fakt, një studim i ri zbulon që njerëzit të cilët gjatë ditëve të punës konsumojnë ushqim të shëndetshëm dhe në sasi më të vogla, e gjatë fundjavës hanë çfarë të dëshirojnë, trashen më rrallë dhe kanë më pak probleme me tepricë të kilogramëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. "Kjo është një gjë e mirë për shkak se do të thotë që gjatë fundjavës mund të relaksohemi dhe të kënaqemi me ushqimin e preferuar, por që duhet të jemi më të kujdesshëm gjatë ditëve të punës", ka theksuar Dr. Brian Wansink, udhëheqës i studimit.

(Kosova Sot Online)