Çfarë ndodh kur konsumoni shumë salsiçe, suxhuk dhe proshutë?

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 09:44
Çfarë ndodh kur konsumoni shumë salsiçe, suxhuk dhe proshutë?

Mishrat e përpunuar, si salsiçet, suxhuku ose proshuta kanë shumë kalori, yndyrë dhe kripë. Me konsumim të rregullt (disa herë në javë) e rrezikoni veten nga mbipesha, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

1. TRASHJA

Mishrat e përpunuar janë të mbushur me kripë, kalori dhe yndyrë, kripa e tepërt në organizëm sjell deri te mbajtja e ujit dhe fryrja e lukthit. Edhe më shumë kripë dhe yndyrë do të konsumoni nëse i hani në sandviç me shumë djathë, majonezë dhe shtesa të ngjashme që shtojnë peshën.

 

2. SËMUNDJET E ZEMRËS

Me konsumim të salsiçes dhe ndonjë mishi tjetër të përpunuar konsumoni tri herë më shumë kripë sesa kur e hani një sandviç me mish të zier të pulës. Kripa e tepërt dobëson enët e gjakut, e një gjë e tillë sjell deri te sëmundjet e zemrës.

3. DIABETI

Një studim i bërë para pak kohësh në Harvard ka zbuluar që vetëm një porcion i mishit të përpunuar (dy feta proshute ose një salsiçe) e rrit rrezikun nga diabeti për 29 për qind.

4. KANCERI

Një studim i bërë në Havai ka zbuluar që njerëzit që konsumojnë shumë mishra të përpunuara janë për 67 për qind më të rrezikuar nga kanceri i prostatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, në krahasim me ata që e konsumojnë rrallë. Këshillë e përgjithshme e ekspertëve është që mishrat e përpunuara të mos konsumohen më shumë se një herë në javë.

(Kosova Sot Online)