Ilaçi i gjyshes për sinuset

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 12:47
Ilaçi i gjyshes për sinuset

Kopra te ne njihet si një erzë bimore që vendoset në të gjitha gjellët, prandaj edhe thuhet "po i fut hundët si kopra në gjellë". Krahas kësaj, kopra përdoret edhe në shëndetësi, sidomos për shërimin dhe lehtësimin e dhimbjeve kur janë sinuset në pyetje. Për shërimin e sinuseve me dhimbje, provoni inhalimin me kopër. Në një enë me ujë të vluar vendosni një sasi kopër dhe e mbuloni që të qëndrojë paksa.

Nëse nuk keni kopër të freskët, gjithsesi se mund ta përdorni edhe atë të thatë. Pas pesë minutash, e mbuloni kokën me peshqir dhe thithni aromën dhe avullin derisa të jetë ftohur uji. Më së miri do të ishte që këtë ta bëni në mbrëmje, para gjumit. Pas inhalimit do të ndjeni një lehtësim të konsideruar.

(Kosova Sot Online)