Makaronat nuk shtojnë kilogramë në peshën tuaj trupore, thjesht duhet të mësoni si t’i konsumoni

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 10:43
Makaronat nuk shtojnë kilogramë në peshën tuaj trupore, thjesht duhet të mësoni si t’i konsumoni

Nëse keni ndjekur ndonjëherë një dietë me siguri e dini se makaronat bëjnë pjesë në grupin e “ushqimeve të ndaluara”. Gjithmonë thuhet se makaronat duhet të konsumohen në një sasi të caktuar, sepse ndikojnë shumë në shtimin në peshë. Megjithatë ka disa mënyra që mund t’i bëjnë makaronat të shëndetshme për trupin dhe ju nuk do të shtoni kurrsesi peshë.

Si fillim duhet të dini se asnjë ushqim nuk u bën që të shtoni peshë. Në supermarkete mund të gjeni një shumëllojshmëri makaronash, të cilat bëhen nga mielli i grurit i përzier me ujë ose vezë dhe janë të pasura me karbohidrate. Megjithatë ajo që i bën “famëkeqe” makaronat janë vlerat e tyre të shumta ushqyese. Një pjatë me makarona përmban të gjithë karbohidratet që një njeri duhet t’i grumbullojë gjatë një dite. Gjithashtu duhet të dini se makaronat janë të duhurat për personat që janë shumë aktivë. Ajo ç’ka i bën makaronat të pasura me shumë kalori, është shoqërimi i tyre me djathë apo me salca të ndryshme, të cilat e bëjnë këtë ushqim akoma dhe më kompleks. Pra nëse doni t’i shijoni makaronat dhe njëkohësisht të mos shtoni peshë, thjesht duhet të ndryshoni mënyrën se si i konsumoni. Duhet t’i konsumoni në sasi të vogla dhe të shmangni përdorimin e salcave dhe djathit. Në vend të këtyre duhet që makaronave t’u shtoni perime dhe të përdorni sa më pak vaj gjatë përgatitjes së tyre. Duke i konsumuar njëherë në javë nuk do t’u bëjë të shtoni peshë, veçanërisht nëse jeni aktivë.

(Kosova Sot)