Buka e zezë (nuk) është më e shëndetshme se buka e bardhë

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 10:24
Buka e zezë (nuk) është më e shëndetshme se buka e bardhë

Kur bëhet fjalë për ushqime e shëndetshme, rregullat ndryshojnë.  Në fillim armiku ishte yndyra, e më pas sheqeri.  "Hani më shumë proteina" është shndërruar në "hani më pas mish".

Por pothuajse gjithmonë pajtohemi se buka e zezë është më e shëndetshme se e bardha. Sido që të jetë, edhe kjo mundet të jetë mit. Në fakt, në librin e saj me titull "Modernist Bread", Neithen Mirvold thotë se buka e zezë aspak nuk është më e shëndetshme se buka e bardhë.

Në bazë të studimeve të bëra në pesëdhjetë vitet e kaluara, ekipi kuzhinës ka pohuar se të gjitha llojet e bukës kanë të njëjtin ndikim në organizëm.  Gjithçka fillon me dallimin midis bukës së bardhë dhe të zezë.

"Nëse e shikoni me kujdes secilin materie ushqyese në veçanti", shpjegon Mirvold, "ekzistojnë disa gjëra për të cilat buka e grurit është paksa më e shëndetshme", përfshirë vitaminat dhe mineralet si mangan, fosfor dhe selen.

(Kosova Sot Online)