Dieta me patate

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 14:37
Dieta me patate

Dieta me patate, ashtu siç edhe emri tregon, për përbërës kryesor ka pataten. Po ashtu, përfshihet edhe jogurti me pak yndyrë, e nëse ndiqni udhëzimet, mund të humbni deri në pesë kilogramë për vetëm tri ditë. Niseshteja me të cilën është e pasur patatja, me acidet e jogurtit pa yndyrë, trupit i sigurojnë konsumin ditor të kalorive

DITA E PARË:

Kafjalli: Një patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt. Dreka: Dy patate të ziera pa kripë dhe një gotë jogurt. Darka: Dy gotë jogurt.

DITA E DYTË:

Kafjalli: Një gotë jogurt. Dreka: Dy patate të ziera pa kripë dhe një gotë jogurt. Darka: Një patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt.

DITA E TRETË:

Kafjalli: Një patate të zier pa kripë. Dreka: Një patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt. Darka: Një gotë jogurt. Kujdes,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, mos zëvendësoni pataten e pjekur me atë të zier, sepse patatja e zier nxitë humbjen në peshë, derisa patatja e pjekur ka efektin e kund.

(Kosova Sot Online)