Efi: Ju dua shumë dhe ma keni mbushur zemrën plot

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 22:25
Efi: Ju dua shumë dhe ma keni mbushur zemrën plot

Efi i është drejtuar për herë të parë publikisht të gjithë fansave të saj, pas daljes nga Big Brother Albania Vip, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Efi shprehet se “Big Brother”-in e saj e ka të fituar, duke qenë se ja arriti qëllimit që i kishte vënë vetes, duke e sporvuar në një format të tillë.

 


“Ju dua shumë dhe ma keni mbushur zemrën plot me këto që kam parë jashtë këto ditë, respektin dhe fjalët e bukura. Por ju lutem, duhet t’i ndaloni komentet me urrejtje, agresivitet dhe me gjuhën jo jo të bukur që përdoret. Ashtu siç më keni treguar dashurinë mua, duhet t’i tregoni të gjithëve sa të mirë jeni, mos harroni që ata aty brenda janë njerëz dhe kjo nuk është sjellje humane. Sado të mërzitur jeni, ju lutem ndalojeni gjuhën e urrejtjes që keni përdorur” tha Efi ndër të tjera.

Image

(Kosova Sot Online)