Pse na rrudhen gishtat kur lahemi?

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 14:24
Pse na rrudhen gishtat kur lahemi?

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar sekretin e elasticitetit të lëkurës, gjë që mund të rezultojë me tretmanë më efikas për lëkurë në të ardhmen. Shtresa e jashtme e lëkurës tonë absorbon ujin dhe fryhet, duke formuar zhubra, por kur të teret, shumë shpejt kthehet në gjendjen e saj të mëparshme. Fryrja dhe absorbimi i ujit ndodhin në shtresën e jashtme të lëkurës, e cila përbëhet nga qelizat e vdekura, që janë të renditura sikur tulla. Këto qeliza janë të mbushura me një rrjet fijesh të përbëra nga proteina keratinë.

 

Këto fije të keratinës ndërlidhen për ta formuar një rrjet 3D, i cili mund ta shtojë vëllimin e vet deri në pesë herë. Dy mjekë, profesor Roland Roth nga Universiteti “Tübingen” dhe Dr. Myfanwy Evans nga Universiteti “Erlangen”,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, kanë dhënë shpjegimin përfundimtar pse na rrudhen gishtat kur lahemi, apo qëndrojmë në ujë për një kohë më të gjatë. Ky fenomen bën që lëkura jonë të absorbojë vetëm një sasi të caktuar të ujit. Ky studim mund të ndihmojë në trajtimin e shumë çrregullimeve të lëkurës.


(Kosova Sot Online)