Misri dhe xhenxhefili pastrojnë mushkëritë

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 14:29
Misri dhe xhenxhefili pastrojnë mushkëritë

Nëse pini duhan dhe keni kollitje të fortë, atëherë më së miri do të ishte sikur ta linit duhanin në tërësi, por në ndërkohë mund t’ju ndihmojnë edhe disa gjësende ushqimore: çaji nga xhenxhefili, halat e pishave apo hithrat, misri i ëmbël, domatet, qepa dhe hudhra. Nëse kurrsesi nuk mund ta lini duhanin, por keni probleme me kollë, atëherë konsumoni më shpesh këto ushqime dhe pije, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, të cilat mund t’ua pastrojnë mushkëritë. Hithrat mund t’i hani edhe si sallatë (të ziera). Hani edhe mish qengji dhe peshk, meqë ata përmbajnë antioksiduesin e fortë, selen. Bëni mirë edhe nëse konsumoni vezë dhe drithëra.

 

Misri i ëmbël është plot beta-kriptoksantinë, e cila mbron mushkëritë nga karcinoma, meqë është një antioksidues i fortë. Ndikim të ngjashëm kanë edhe domatet. Qepa dhe hudhra kanë efekt antikanceroz. Studime të shumta kanë treguar se te personat me karcinomë, që rregullisht konsumojnë qepë dhe hudhër, pengohet formimi i qelizave të reja tumoroze.

(Kosova Sot Online)