Pija që ndihmon ta lini duhanin dhe ta shmangni sulmin në zemër

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 11:48
Pija që ndihmon ta lini duhanin dhe ta shmangni sulmin në zemër

Çaji nga lëvorja e hollë në bërthamën e arrës mund të ndihmojë kundër bllokimit të arterieve koronare, sëmundjeve të zemrës dhe temperaturës. Tkurrja e arterieve të zemrës shpeshherë është pasojë e helmimit kronik me nikotinë. Ilaçi i mahnitshëm, që u sugjerohet duhanxhinjve, gjendet në arrën e thjeshtë, përkatësisht në lëvoren e hollë midis bërthamës.

Nga këto lëvore përgatiteni çajin. Ta konsumoni në lukth të zbrazët. Do të ishte mirë të mos ndaloni konsumimin e këtij çaji, pasi që ndikon edhe në rregullimin e pasqyrës së gjakut dhe lehtëson dhimbjet në gjoks. Ky çaj ndikon mirë edhe kundër temperaturës që është në lidhje me dhimbjet në zemër.

(Kosova Sot Online)