Konsumoni më shpesh vezë të ziera

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 14:21
Konsumoni më shpesh vezë të ziera

Vezët e ziera fort janë zgjedhje e shkëlqyeshme kur nuk keni kohë për përgatitje të ushqimit, sepse janë ushqyese, e nga to mund ta bëni një shujtë të shpejtë me sallatë

SHËNDETI I SYVE

Njëra nga vitaminat kryesore në vezë është vitamina A, e cila është meritore për shëndetin e retinës, mbron membranat rreth kornesë dhe e redukton rrezikun nga verbërimi. Femrat kanë nevojë për 700 mikrogramë vitaminë A në ditë, ndërsa meshkujt për 900. Një vezë e zier fort siguron 75 mikrogramë të vitaminës A.

 

ESHTRA MË TË FORTË

Përveç vitaminës A, në vezë ka edhe vitaminë D, e cila është përgjegjëse për shëndet të eshtrave. Vitamina D, në fakt, është hormon, ndërsa është përgjegjës për forcim të muskujve, tërheqje të kalciumit, imunitet të shëndetshëm, funksionim normal të nervave dje gjëndrës tiroide.

KALORITË

Një vezë e madhe e zier ka rreth 80 kalori. Rreth 60 për qind i përbëjnë yndyrat, e më së shumti gjenden në të verdhët e vezës, kështu që atë pjesë mund ta hiqni lehtë nëse dëshironi që t'i kushtoni kujdes të veçantë mënyrës së të ushqyerit.


(Kosova Sot Online)