Shtogu, bima me vlerë të lartë

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 11:02
Shtogu, bima me vlerë të lartë

Bima përmban "glicirizinë", që për 50 herë është më e ëmbël se sheqeri. Forcon sistemin imun, viruset dhe kërpudhat, zbut dhimbjet te organet e frymëmarrjes dhe bronket. Nëse ekziston një bimë me efekt universal, atëherë kjo është rrënja e shtogut.

Është e ëmbël dhe ndihmon në shërimin shumë sëmundjeve. Rrënja përmban me qindra substanca shëruese, është e pasur me hekur dhe vitamina B1, B2, B3, B5 dhe E. Shkaku se posedon hormonin kortizol, shton rezistencën ndaj stresit, por mund të përdoret edhe si antidepresiv. Pakëson djersitjet gjatë natës dhe më lehtë flini. Pos kësaj, nxit sekretimin e hormonit femëror të estrogjenit, i cili gjatë menopauzës ndikon në uljen e testosteroneve

(Kosova Sot Online)