Lexoni edhe:
Monika Salihu: Aq shumë kemi këngëtarë, saqë një pjesë të madhe të tyre nuk i njoh
Personat e moshës së mesme, të dy prindërit e të cilëve vuajnë nga sëmundja e Alzheimer-it, edhe vetë janë më shumë të rrezikuar nga paraqitja e ndryshimeve të tru, të lidhura me këtë formë të demencës. Shkencëtarët nga Universiteti i Nju Jorkut, zbulimet e tyre të mbledhura nga 52 persona, i kanë publikuar në revistën profesionale 'Neurology'.
Monika Salihu: Aq shumë kemi këngëtarë, saqë një pjesë të madhe të tyre nuk i njohLexoni edhe:
Prania e sëmundjes së Alzheimer-it te të dy prindërit është lidhur me rrezik më të lartë për paraqitje të shtresave të proteinave beta-amiloide, të njohura për rolin në vdekjen e qelizave të trurit te personat me demencë. Përveç kësaj, te pjesëmarrësit e studimit është vërejtur hollimi i materies së hirtë të trurit. Hulumtuesit kanë tërhequr vërejtjen sesi të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të moshave mes 40 dhe 60-vjeçare dhe se kanë pasur funksion normal të trurit.
(Kosova Sot Online)