Ushqimet e pasura me zink mund të shkaktojnë osteoartritin

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 14:27
Ushqimet e pasura me zink mund të shkaktojnë osteoartritin

Ushqimet e pasura me zink, duke përfshirë ushqimin e detit, kakaon dhe mishin e pulës, mund të shkaktojnë osteoartritin. Kërci mund të shkatërrohet nga ndryshimet molekulare të përfshira në përpunimin e zinkut, elementit natyral metalik, ka zbuluar një studim korean. Kur kërci shpërbëhet në osteoartrit, eshtrat fërkohen së bashku, shkaktojnë dhimbje, ënjtje dhe ngurtësim.

 

Studimi i ri ka zbuluar që dëmtimi i indit i lidhur me osteoartritin shkaktohet nga ana e një shteg molekular që është i përfshirë në rregullimin dhe reagimin ndaj niveleve të zinkut brenda qelizave të kërcit. Proteina e quajtur ZIP8 e transporton zinkun brenda këtyre qelizave, gjë që nxit një varg të ngjarjeve molekulare që rezultojnë me shkatërrimin e kërcit te minjtë. Si rezultat, reduktimi i niveleve të zinkut mund të çojë drejt një gjenerate të re të terapive për osteoartrititin. 

(Kosova Sot Online)