Infektimet rrisin rrezikun nga sulmi në tru te fëmijët

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 14:36
Infektimet rrisin rrezikun nga sulmi në tru te fëmijët

Derisa infektimet janë pjesë e zakonshme e fëmijërisë, ato, gjithashtu, mund t'i rrezikojnë disa fëmijë nga sulmi pediatrik në tru. Hulumtuesit kanë analizuar studimin 'Efektet vaskulare të infektimit në sulmin në tru gjatë fëmijërisë', studim i madh ky i 40 qendrave ndërkombëtare që përfshijnë pacientë nën moshën 19-vjeçare me sulm iskemik në tru. Sipas një studimi të ri, të paraqitur në takimin e 'American Stroke Association', 17 për qind e pacientëve që kishin përjetuar një sulm sikemik kanë raportuar se kanë pasur infektim një javë më parë. Mungesa e vaksinimit gjithashtu është lidhur me gjasa më të mëdha për pësim të sulmit në tru.

 

Hulumtuesit kanë tërhequr vërejtjen që, derisa infektimet e vogla janë të shpeshta, sulmi në tru gjatë fëmijërisë mbetet i rrallë. "Nuk bëhet fjalë për një gjë për të cilën do të duhej të brengoseshin prindërit. Është një gjë që mund të jetë faktor i rrezikut për fëmijët që kanë edhe faktorë të tjerë të komplikuar të rrezikut, siç janë sëmundjet e zemrës", ka thënë autorja Nancy Hill nga Universiteti i San Franciskos. 

(Kosova Sot Online)