Ushqimet që shkrijnë shtresat dhjamore në stomak

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 10:57
Ushqimet që shkrijnë shtresat dhjamore në stomak

A jeni të gatshëm për një trup të theksuar? Kombinoni pesë minuta ushtrime për stomak me këto ushqime që shkrijnë dhjamin, duke e përgatitur kështu trupin tuaj për Vitin e Ri 6 P ër një linjë të shëndetshme dhe vitale të trupit nuk është e rëndësishme sa hani, por edhe kur hani. Prandaj, secili duhet të radhitë ritmin e shujtës me ritmin e organizmit të vet. Secili organizëm ka ritëm biologjik, i cili ndryshon gjatë ciklave ditorë. Kështu që, në pjesën e parë të ditës hani karbohidrate, por zgjedhja më e mirë janë pemët që ndihmojnë në largimin e helmeve nga organizmi. Për kafjall mund të konsumohen edhe drithëra të pasura me fibra, e për drekë ideale janë perimet dhe bishtajoret. Gjatë kësaj periudhe kohore trupi ka më së shumti nevojë për energji. Në pjesën e dytë të ditës, pas orës 15, hani ushqime të pasura me proteina, prodhime të qumështit, mish peshku, mish dhe vezë.

PËR DREKË MOS E TEPRONI ME MISH

Sikurse edhe peshkun, mishin duhet ta hani në pjesën e dytë të ditës. Në mëngjes gjithsesi shmangni ushqimet e ngurta.

MAKARONAT DHE ORIZIN I HANI PËR DREKË

Bukën, makaronat, orizin dhe patatet më së miri është t'i hani në gjysmën e parë të ditës. Për kafjall lirisht hani bukë integrale dhe pjekurina, e makaronat dhe orizin me perime të gatuara dhe bishtajoret për drekë. Gjuha zbulon shëndetin e brendshëm Orari i ushqimit është kyç për një linjë vitale trupore.

ARRAT

Janë të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme. I keni në dispozicion gjatë gjithë vitit dhe shpejt ju ngopin.

JOGURTI

Ndikon pozitivisht në metabolizëm, duke e përshpejtuar punën e tij. Ndihmon në forcimin e sistemit imun dhe grumbullon helmet të cilat mblidhen në lukth.

KËRPUDHAT

Forcojnë imunitetin dhe janë burim i mirë për proteina. Nuk posedojnë kolesterol në vete e fibrat që i posedojnë e shkatërrojnë kolesterolin në gjak. Janë të pasura me vitamina B, që ndihmon në shndërrimin e ushqimit në glukozë dhe janë të dobishme për energji, e cila është e nevojshme për ushtrime. Vitamina D që e përmban ndihmon në largimin e shtresave dhjamore nga stomaku.

QUMËSHTI ME PËRQINDJE TË ULËT TË YNDYRËS

Proteinat që i përmban janë të mira për trening dhe duhet t'i kombinoni me këto ushqime.

KOKOSHKAT

Tri porcione kokoshka përmbajnë vetëm 100 kalori. Kur të grimconi diçka, në vend të çipsit përcaktohuni për kokoshka.

 FASULJA

Njerëzit që e konsumojnë këtë artikull janë shumë më të dobët në peshë në krahasim me ata që e shmangin. Përmban pak kalori, por dhe shumë fibra të mira.

PEMË DHE PERIME

Përmbajnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe largojnë 'etjen' për ëmbëlsirat. Shmangni pemët shumë të ëmbla si rrushi, i cili posedon sasi të lartë të sheqerit natyral.

(Kosova Sot Online)