Depresioni që shfaqet duhet të mjekohet

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 14:23
Depresioni që shfaqet duhet të mjekohet

Depresioni postnatal (që shfaqet pas shtatzënësisë) haset te çdo e dhjeta grua, e shkaktarët e tij nuk janë të njohur. Nëse nuk mjekohet, mund të zgjasë me vjet. Depresioni postnatal është një sëmundje e cila shpesh kalon pa u zbuluar, qoftë për shkak të hezitimit të personit që të kërkojë ndihmë mjekësore, apo për shkak të paragjykimeve të ndryshme që mund të kenë njerëzit. Edhe nëse zbulohet, në disa raste kjo sëmundje nuk mjekohet, meqë marrja e ilaçeve kërkon ndarjen e gjirit për beben.

 

Kjo sëmundje karakterizohet nga ndjenja e depresionit, letargjisë, lodhjes, pamundësisë për të punuar, pamundësisë së lidhjes emocionale midis nënës dhe bebes, sulmeve të panikut dhe ndjenjës së fajit, meqë gratë mendojnë se nuk janë të përgatitura për të qenë nënë. Më të ndjeshme janë gratë që edhe pas lindjeve të tjera kanë vuajtur nga kjo sëmundje, vastak te ato që kanë pasur raste të depresionit në familje, por nuk duhet injoruar as rolin e problemeve financiare, emocionale dhe traumatike. Edhe izolimi social mund të jetë një faktor i rrezikut. Terapia më së shpeshti nënkupton marrjen e antidepresivëve, apo edhe e progesteronit. 

(Kosova Sot Online)