Niveli i ulët i vitaminës C lidhet me sulme fatale në tru

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 14:36
Niveli i ulët i vitaminës C lidhet me sulme fatale në tru

Në një studim të vogël, kërkuesit shkencorë francezë kanë gjetur se njerëzit që kanë mungesë të vitaminës C mund të jenë më të rrezikuar nga gjakderdhjet në tru, që njihen me emrin pika, apo sulmi në tru. Gjakderdhjet në tru janë më vdekjeprurëse sesa sulmet ku mbyllen enët e gjakut. “Studimi sugjeron se një nivel i ulët i vitaminës C paraqet rrezik për gjakderdhje spontane në tru”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, Dr. Stephane Vannier, nga spitali universitar “Pontchaillou” në Renes të Francës.

 

Kjo lidhshmëri me gjasë ka të bëjë me rolin e vitaminës C në uljen e shtypjes së gjakut dhe mbajtjen e enëve të gjakut në gjendje të shëndetshme, shton Vannier. Vitamina C gjendet në pemë dhe perime, si p.sh. në portokaj, dredhëza, speca dhe brokoli. Vannier thotë se duhet të testohet edhe efikasiteti i preparateve, apo suplementeve të vitaminës C. Dr. Ken Uchino, specialist i infarktit të trurit në Klinikën “Cleveland” në Ohajo, thotë se duhet të bëhen studime të tjera për ta konfirmuar lidhshmërinë midis vitaminës C dhe gjakderdhjeve në tru.


(Kosova Sot Online)