Kërkuesit shkencorë kanë identifikuar një mutacion gjenetik

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 14:39
Kërkuesit shkencorë kanë identifikuar një mutacion gjenetik

Kërkuesit shkencorë nga Kolegji “Trinity” në Dublin kanë identifikuar një mutacion gjenetik, i cili e rrit rrezikun për paraqitjen e skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar për më shumë se dhjetë herë. Kërkuesit thonë se kanë konstatuar që ky mutacion është trashëguar nga një paraardhës i largët, por i përbashkët evropian.

Ekipi i kërkuesve ndërkombëtarë, i udhëhequr nga prof. Aiden Corvin, thotë se identifikimi i këtij mutacioni gjenetik i ofron komunitetit mjekësor dituri në lidhje me mekanizmat e rrezikut për këto sëmundje, shkaku i të cilave nuk dihet me saktësi. Kërkuesit shkencorë thonë se reagimi i këtyre të sëmurëve ndaj mjekimit dallon nga pacienti te pacienti tjetër. Kemi të bëjmë me mutacionin e gjenit proteinë kinaza e aktivizuar 7 (PAK7). Prof. Corvin thotë se zbulimi më i ri tregon se si zbulimet gjenetike mund të ofrojnë informata të reja për mjekimin e sëmundjeve të rënda, të cilat nuk i kuptojmë sa duhet. 

(Kosova Sot Online)